E diela poetike me penën e artë të poetes;Nexha Reçica

0

UNE KAM DASHURI

—————————-

Unë kam vetëm dashuri

Kaherë të mbjellë në shpirt,

Që atëherë kur nëna më lindi!

Dhe sa herë që u rrita unë

Dhe ajo u rrit

Mbeti çdoherë pranverë në blerim!

Kur ndërrohen stinët e acarohen

Unë nuk ndryshoj

Çdoherë në mua lulet lulëzojnë!

Edhe kur zogjtë bëjnë gabime,

Aq mirësi mbolli në mua nëna ime/

Këtu në vendlindjen time!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *