E diela me penën e artë të shkrimtarit ;Gëzim Ajgeraj

0

HARRESA

Sikur harruam

se e djeshmja jonë

nëpër errësirën verbuese

e me tehun e shpatës në fyt

na i thërriste plot mallkim

zhbërjes sonë

Memories shpejt

po ia ndërrojmë pllakat

duke shkelur me dy këmbë

të shkuarën tonë

e solidariteti

me djajtë e djallëzisë

na i verbon ditët tona të bardha

Jemi bërë hije korb

dritës sonë

dhe pak nga pak

sikur ia gërryejmë

lëkurën e atdheut

dhe diellin e bardhë

që me aq mund e zbritëm

mbi kokat tona

Me gurin e lakmisë

së tepruar

po ia thyejmë

kokat vetes

e jo satanait të veriut

që ende po na e pinë gjakun

nga përtej gardhi

2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *