Libri, “Ditar nga Burgu” i Shani Hotit, libër që duhet të përkthehet si dëshmi kundër gjenocidit serb mbi shqiptarët.
Të dielën të thuash se shtëpia e kulturës në Ratkoc ishte e ngushtë për ti pranuar të gjithë libër dashësit,në promovimin e librit ‘’Ditar nga Burgu’’ me autor magjistër Shani Hoti, nga Ratkoci i Rahovecit. Emocionet e vetë autorit ishin një dëshmi se sa e shtrenjtë është liria . Ajo erdhi shumë vonë për Shaniun, pasi nga viti 1999 deri në vitin 2001, ai si dhe shumë të tjerë mbaheshin padrejtësisht në kazamatet serbe, por që autori e kishte zbutur duke quajtur burg. Apo siç e tha redaktori i këtij libri Hazir Luta, se vetëm ata që kanë provuar se sa madhe dera duket kur hynë aty, e sa vogël është për të dal nga aty. Pos, shumë të burgosurve politik aty ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i cili duke folur për veprën e profesor Hotit tha se ky libër duhet të përkthehet e të shërbejë një akuzë ndaj gjenocidit serb për Kosovën.
Kurse për vlerat artistike të librit foli redaktori Hazir Luta, i cili tha se ajo që bënë këtë libër një vepër të madhe është fakti se ky libër shkon përtej zhanrit të vetë duke ofruar një mrekulli të madhe .Pastaj ai foli edhe për dëshmitë tjera artistike që ka kjo vepër e profesor Shani Hotit.
Fjalë shumë të mëdha e shumë prekëse e krenare për këtë vepër dhe për veprën e jetën e një studenti shembullor e tani një atdhetari profesor siç është Shani Hoti tha Qemajl Krasniqi, i cili diti aq bukur diti ti faktojë këto si një akt sublim për liri janë këta siç është Shaniu, i cili tani e ka kryer borxhin ndaj atdheut dhe po ashtu ai do të përjetësojë këtë dashuri edhe tek brezi i ardhshëm dhe fëmijët e tij. Ajo që e bën këtë libër të veçantë janë temat shumë të ndjeshme, tmerruese të përjetuara nga afër, që të krijon ndjesinë e parafytyrimit të asaj gjendje tmerruese për përjetimet çnjerëzore që kanë përjetuar shqiptarët nga okupatori serb.’’ tha Krasniqi .
Kuse një bashkëvuajtës nga burgjet serbe Xun Çetta evokoi pak ngjarje e shumë prekëse për të pranishmit duke ngritur në piedestal veprën e Hotit. Rrëfimin e gjendjes së shqiptarëve nëpër burgjet serbe, autori e shkruan duke i argumentuar me foto dëshmi origjinale. Kurse edhe nja bashkëpunëtor jetës së tij mësimdhënësi Ukaj evokoi kujtime të përbashkëta me Shani Hotin.
Së fundi magjistër Shani Hotin u mundua nën lot e dhembje s dhe krenarisë ti falënderojë të gjithë ata që ndihmuan librin, autorin dhe familje tij ,Ai kësaj here u shfaq aq natyrshëm, me çiltërsinë dhe shpirtin pastër siç e ka edhe në jetën e përditshme .
Libri ‘’Ditar nga Burgu’’, i autorit Shani Hoti do të shërbejë për gjenerata të tëra, madje ky libër do të jetë dhe dëshmi për të akuzuar shtetin serb për gjenocid nga popullit kosovar dhe duhet të jete edhe një zë i fuqishëm që kërkon ta ketë secila bibliotekë personale dhe ato të tjerat.