“Detyra jonë kryesore, mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”
Ministria e Mbrojtjes në Kosovë ka thënë se FSK do të vazhdojnë të kontribuojë edhe në misione paqeruajtëse ndërkombëtare . Në një njoftim në Facebook nga kjo forcë thuhet se FSK-ja është e vendosur që betimin tonë të ushtarakut dhe vlerat ushtarake t’i zbatojmë deri në fund në shërbim të mbrojtjes së vendit si dhe paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe global. Në njoftim më tej thuhet se FSK bashkë me NATO-n do të kryejnë detyrat në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit, kombëtarë, rajonal dhe më gjerë. “Ligjërisht e njohur tashmë, Forca e Sigurisë së Kosovës mbron sovranitetin dhe integritetin territorial, qytetarët, pronën dhe interesat e Republikës së Kosovës Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë ushtarake multietnike, profesionale, e cila çdo ditë është duke u stërvitur, pajisur dhe armatosur për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit, në pajtim me kompetencat e dhëna kushtetuese dhe ligjore”, thuhet në njoftim