Çaste poetike me poeten:Ganimete Jakupi Demiri

0

NA PRETË KOSOVA

———————————–

Sa me gëzim e presim pushimin,

Një vit të tërë jetojmë me halle e mërzi,

Një muaj për ne është kënaqësi,

Na pretë Kosova plot zemërgjerësi.

I numërojmë ditët kur do t’vijmë,

Të gjitha planet i hartojmë për pushim,

Na merr malli për këtë dhe,

Prehjen e shpirtit e gjejmë veç në Atdhe.

Sa hijeshi kanë ndejat tona,

Kur mblidhemi të gjithë bashkë,

Shijojmë ditët më të bukura,

Me familjarë e miq çdo çast.

Gjallërohet vendi nga diaspora,

Jehonë kënga hiq pa ndal,

Kthehen shqipet në folenë e ngrohtë, Ku na pretë Kosova për jetë e mot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *