Shteti pagoi mbi 100 mijë euro pensione për personat e vdekur

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale edhe vitin e kaluar ka bërë pagesa për personat që kanë vdekur, të cilët nuk janë larguar nga lista e pensioneve.Vetëm gjatë vitit 2020, shteti ka harxhuar afër 109 mijë euro, prej tyre mbi 6 mijë euro për pensionet e rreth 38 veteranëve të vdekur.“Pensionet e paguara pas vdekjes së përfituesve – Nga krahasimi i të dhënave/regjistrave ndërmjet MPMS dhe Agjencisë së Regjistrimit Civil kemi gjetur se gjatë vitit 2020 janë realizuar gjithsej 840 pagesa, në vlerë totale 108,801€ për pensione pas vdekjes së përfituesve“, thuhet në raportin e ZKA-së.