Mijëra qytetarë nga Kosova drejt bregdetit shqiptar
Radhë e gjatë kilometrike është krijuar që në orët e para të mëngjesit në pikën kufitare të Morinit.Mësohet se mijëra qytetarë nga Kosova, me automjetet e tyre, po i drejtohej bregdetit shqiptar, duke krijuar kështu edhe radhë në kufi.“BalkanWeb” mëson se pala shqiptare po punon me procedurë të thjesht e shpejtë, por fluksi është jashtëzakonisht i madh, ndaj janë krijuar radhë kilometrike. Radhë e gjatë është krijuar edhe të Ura e Drinit të Zi, për shkak të fluksit të madh