Kontigjenti i FSK-së e kaloi kufirin me Shqipërinë

0

Kontigjenti i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës i nisur në operacionin e shuarjes së zjarreve në Shqipëri tashmë ka kaluar kufirin dhe pritet shumë shpejt t’i bashkëngjitet ekipeve të zjarrfikësve dhe Ushtrisë Shqiptare në zonat e prekura nga zjarret.Pas autorizimit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, trupat FSK-së, do t’i vihen në dispozicion autoriteteve shqiptare me qëllim të shuarjes dhe vënies në kontroll të zjarreve.Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, një orë më parë ka bërë të ditur se tashmë janë nisur trupat tona të FSK-së në mbështetje të vëllezërve e motrave tona në Republikën e Shqipërisë.Nga zonat e prkura me zjarre në Shqipëri vijnë lajme alarmante për përhapjen e zjarreve, sidomos në veri të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *