Çaste poetike me poeten:Valbona R.Hadri
Ku je ?
——————————–
Natë e mbuluar me errësirë,
pa dritë ,pa yje ,pa hënë.
Në përgjigje kthej heshtjen.
Si shtizë në zemër më shpon.
Ku je ti ,me kē flet,
kujt ëndrrën i’a tregon?
Apo je ti drita ime, që në sytë
e mi ndriçon?!.
E di, je nën hije plepi,ulur sofrës shtruar,
pret kēngën përtej largësive,
ringjalljen për ta zgjuar.
Iku kohë e vajzërisë e mbështjellur plot freski,
Bashkë me të ikën dhe ëndrrat
U mbyllën në arkë me dry.
Pjesë e mbetur e kësaj jete
Është përplotë befasi.
Askush në jetë nuk mund ta di
por në zemër të mbaj ty.
10 .08.2021
Valbona R.Hadri