Çaste poetike me Qazim Thaçi- /Sall për Ty e emrin tënd
Sall për Ty e emrin tënd
———————————-
Sall për ty e emrin tënd sa shumë që i desha
Botën më se dua si dikur, me netët plotë mallëngjim
Athua vërdallë do çirrem kësaj bote jallane e kaq të përdalë
Se me emrin tendë do çmendem rrugëve të kësaj bote pagane
Sa herë dashuria vlen të digjet si eshkë mbi legjendë
E emrin tënd ta shkruajë si mitin e Sizifit në gurë të Gadimes
Dikush botën e ndaloi mes tërmetit të dashurisë si Herakliti antik
Kudo të frymosh prapë zërin ta ndiej si Dionisi për dritën e diellit
Kudo të shkosh erë fërfëfillmash do ti kesh si kujtim
Sepse Zeusi ka humbur adresën e dashurisë për banim
Athua do ta dëgjosh zërin e adhurimit si dashuri apo mallkim
Po ndiejë acar degdisjesh e vapë adhurimi sallë për Ty e emrin tënd