Arrinë në 17 numri i viktimave pas përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dheut në Turqi

0

                                Autoritetet turke deklaruan se numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut që goditën veriun e vendit është rritur në 17 teksa një person tjetër është raportuar i zhdukur.Shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje të dheut në bregdetin e Detit të Zi, shkruan Euronews. Përmbytjet goditën provincat bregdetare të Bartin, Kastamonu, Sinop dhe Samsun të mërkurën, duke prishur shtëpi dhe ura.Helikopterët u përpoqën gjithashtu për të shpëtuar disa njerëz të bllokuar në çati.Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave në vend (AFAD) konfirmoi se shpëtuesit kishin gjetur trupat e të paktën 15 viktimave në Kastamonu, rajoni më i prekur, ku një ndërtesë në qytetin e Bozkurt ishte shembur, transmeton Klankosova.tv.Një trup tjetër u gjet në Sinop, ndërsa një grua 80-vjeçare u raportua e zhdukur në provincën Bartin.Shumë nga zonat e prekura mbetën pa energji elektrike dhe rrugët e fshatit u bllokuan.Në provincën Bartin, të paktën 13 persona u lënduan kur një pjesë e një ure u shemb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *