E diela poetike me poeten ;Ganimete Jakupi Demiri
BUZËQESHU…
Buzëqeshu edhe sikur bota t’rrënohet para teje,
Buzëqeshja asgjë s’të kushton,
Vetëm plagët e shpirtit t’i shëron,
Ilaq më të bukur për shëndet s’ekziston.
Buzëqeshu edhe atëherë kur,
Digjesh përbrenda si qiri,
Sepse askush nuk e di si ndjehesh,
Por te të tjerët reflekton dashuri.
Buzëqeshu për hir të vetës,
Buzëqeshja jote dikujt ia zgjatë jetën,
E disave të tjerë kjo i pengon,
Sepse duan gjithmonë të të shohin me lotë.
Buzëqeshu se ashtu për fytyre të shkon,
Imazhit tënd më shumë bukurinë ia shton,
Ndonjëherë buzëqeshja do të thotë cinizëm,
Por është e vetmja përgjigje për të pacipët.