Vargjet e së hënës me poeten;Nexha Reçica
ZHGENJIM
———————
Kur e humb mëngjesi vesën
Dita tkurret,kohën mbledh,
Si dallgë luleve mbillet
Nga erë vetëtime!
Në mes thashethëme hijesh
Ti më tretesh si shkumë deti,
Kur e humb përthyer shpresën
Mëngjesit tjetër të zhgënjyer!
Rrokullisen gurë buzë lumit
Puhiza gremis në harresë,
Në furtunë papritur u ndesh
Gjithcka rrëzoi si gjethet në vjeshtë!