Shoqata ambientaliste’’ Jeta e egër e Sharrit’’,me aksion vullnetar pastruan shtratin e Lumbardhit
Shoqata Ambientaliste’’ Jeta e egër e Sharrit’’, tani disa ditë më radhë organizoi aksionin vullnetar për ta pastruat shtratin e Lumbardhit, Siç tregon Hakim Mehmeti koordinator i kësaj shoqate, aksioni vullnetar me mbi 10 vullnetarë të rinj tani e disa ditë radhazi kanë vazhduar aksionin po kështu vullnetar për pastrimin e Lumbardhit, pasi që tani uji është më i pakët e mbeturinat ishin të shumta tregon ai , Ai tregon se ky aksion ka filluar që nga fshati Gornasellë e ka vazhduar sot em segmentin Ura e Gurit deri tek ‘’Beledia’’ që të pastrojë mbeturinat, Ai me këtë rast ka theksuar se ky aktivitet është duke u bërë më përkrahjen dhe mbështetjen e Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prizren si dhe falënderon edhe KRU ‘’Eko Regjioni’’ sepse ata janë kujdesit ti bartin këto mbeturina. Kurse ai nuk harroi të përkrah edhe Gëzim Krasniqin pronar të restorantit tashmë më tradicional e të bukurin e këtij qyteti ‘’Hani i Vjetër’’, i cili gostiti me pije vullnetarët dhe premtoi se do të jetë përkrah këtyre aksioneve gjithmonë, këtë të rinj dhe kjo shoqatë tashmë po bëjë punë të mrekullueshme në shërbim të ambiente dhe pastërtisë . Ajo që vlen të theksohet është fakti se ata premtojnë se aksionet të këtilla do të bëjnë edhe në të ardhmen/.qendrapress.com/