Protesta në Mal të Zi, rriten tensionet

0

                      Mali i Zi po përballet me situatë të tensionuar pasi sot është planifikuar ceremonia e marrjes së detyrës së mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.Ceremonia është paraparë të mbahet në Cetinje të Malit të Zi, mirëpo ka pasur kundërshtime nga ana e komunës, disa organizatave dhe një partie politike.Protestuesit kanë bllokuar rrugët dhe janë përleshur me policinë.Komuniteti Ndërkombëtar ka bërë thirrje për ulje të tensioneve, derisa Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Malit të Zi shprehu shqetësim për situatën e sigurisë. Manastiri i Cetinjës është selia e Mitropolisë së Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *