Një 16 vjeçar vritet në një vetaksident në Podujevë
Një 16 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku, që ka ndodhur në fshatin Obrançë të Podujevës.Lajmin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.“Rreth orës 13:30, është raportuar për një vetë aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Obrançë të Podujevës. Si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti një person ka humbur jetën”, thuhet në deklaratën e policisë.Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë aksidenti./