Zonja Trendafilova është koha ta mbyllni këtë gjykatë të njëanshme- Shkruan ;Kastriot Frengu
Kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekatarina Trendafilova ka vizituar sot, Kosovën ku ka mbajtur një konferencë për media të hapur për gazetarët dhe nga shoqëria civile. Trendafilova fillimisht ka folur për themelimin e Gjykatës Speciale dhe procedurat të cilat janë respektuar për themelimin e saj, duke e lidhur me raportin e senatorit Dick Marty dhe ngritjen e kësaj gjykate pas miratimit të këtij raporti nga Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës. duke përmendur gjithashtu edhe procedurat e ratifikimit të marrëveshjes për formimin e Ajo ka folur gjithashtu për rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ish-shefit të deputetëve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi dhe ish-kreut të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi duke thënë se palët, si mbrojtja ashtu edhe gjyqtarët po punojnë në mënyrë aktive për rastin. Nëse analizohet kjo konferencë dhe analizohet mirë arsyetimi kësaj zonje vijmë në konkludim se kjo gjykatë duhet të mbyllet sa më parë, sepse në vete ajo tash po shihet se ka vetëm një gjykim të padrejtë, që po mundohet tua bëjë çlirimtarëve. Është koha që kjo zonjë të mendojë me arsyen e plotë se kjo gjykatë më e ka hu,but kuptimin me vete faktin se tani janë gjetur qindra dëshmi se z Dik Marti ishte i influencuar nga Serbia për raportin e tij të pasaktë e të pabazë e të pakonfirmuar me asnjë ligj mjekësor. Kjo Gjykatë tashmë shihet për pikë dielli se është më plotë padrejtësi dhe ku gjykon vetëm ata që luftuan për lirinë vendit të pa krahasuar dhe me marrëveshje të plotë në forcat e NATO-së, duke qenë në këtë bashkë luftim për plotë 78 ditë, Kjo tregonte Gjykata është një Gjykatë që tashmë u pa ,se nuk është funksionale dhe duhet të mbyllet, Kushdo që insiston të mbajë këtë Gjykatë frikësohemi se herëdokur do të mbetet nën hijen e zezë të një drejtësie ndërkombëtare. Prandaj, nëse drejtësia ndërkombëtare do ta ketë një rreze dielli real, dhe jo të situatë të frustruar kësaj gjykate, duet të ia jep sinjalin mbylljes,dhe çlirimtarët të kthehen në Kosovë e të marrin meritat e lirisë . E jo në vend të meritave për liri ata të akuzohen e të fyhen deri në këtë masë, Kushdo që shkel mbi drejtësinë e këtyre çlirimtarëve mos të harron se po shkel me dy këmbë mbi lirinë që po e gëzon Kosova . Përndryshe ata që duan artificialisht të vazhdojë ta mbajë këtë gjykatë mund të dukem nesër hije jo e mirë e drejtësisë ndërkombëtare.