LAJMI I FUNDIT: Vritet kandidati i PDK-së për Kryetar të Pejës, Astrit Ademaj dhe zyrtari Kadrijaj

0

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sonte në qytetin e Pejës. Reporteri.net merr vesh se njëri nga të vrarët dyshohet se është Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të komunës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Merr vesh se ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës Ekonomike në këtë qytet. Policia e Pejës  ende nuk e ka konfirmuar rastin. Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Pejës, Astri Ademaj dhe zyrtari tjetër Blerand Kadriaj  kanë mbetur të vrarë si pasojë e një incidenti në Pejë. Gjithashtu i plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astritit, Armendi. Rasti është konfimruar nga Prokuroria e Pejës.“Si pasojë e një incidenti të armatosur kanë humbur jetën dy persona dhe një tjetër është plagosur”, e ka konfirmuar Shkodran Nikçi zëdhënës i Prokurorisë së Pejës.Ai ka thënë se prokurori kujdestar i departamentit të krimeve të rënda ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *