Çaste poetike me poetin;Syhejl Havolli

0

VËSHTRIM SODITËS

———————————-

Dua ta ndiej

Zjarrin e buzëve gacë

Kokërdhokun e xhevahirtë

Se pa ty më erret vështrimi

Buzë liqenit

Ngrihem

Shoh Sirenën e kristaltë

Një yll i artë i shndrit në gjoks

Plot mall – gaz mbi valë

Për të arritur atje ku dua

Më duhen

Edhe krahët e dashurisë

Mrekullisht buzëqesh dielli

Tokës së përgjumur

I dha jetë

T’i bëhemi shpirt e dritë

Dashurisë që na bashkoi.

9 shtator 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *