Totaj: VV-ja po frikësohet se do të humb në shumicën e komunave

0

                  Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Shaqir Totaj, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se shtyrja e zgjedhjeve në aspektin ligjor nuk është e mundshme.=Por që sipas tij, fushata duhet të shkurtohet për shkak të gjendjes aktuale që e kemi me pandeminë.“Shtyrja e zgjedhjeve në aspektin ligjor nuk është e mundshme dhe besoj që kjo nuk do të ndodhë. Mirëpo ndoshta kishte me qenë racionale që fushata të shkurtohet për shkak të gjendjes aktuale që e kemi me pandeminë”.Totajt pohon se kërkesa e Vetëvendosjes për shtyrje të zgjedhjeve vjen si pasojë e frikës se mund të humbin në shumicën e komunave.“Duke u bazuar në informacionet që marrim nga tereni çdo ditë ata aspak nuk e kanë gjendjen e mirë në teren dhe aktualizimi i kërkesës për ti shtyrë zgjedhjet vjen si pasojë e një frike që i ka kapluar ata dhe tentojnë të krijojnë huti”.Mes tjerash, ai tha se puna e kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka karakterizohet me shumë dështime dhe mospërmbushje të premtimeve të dhëna para fushatës paraelektorale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *