Çaste poetike me poeten:Mimoza Gjetaj
ISHIM NJË
__________________________
Mes nesh nuk egzistonin rregullat
Aty binte vetëm shi i ëmbël shikimesh
Si pasthirrma puthjet ledhatimet
Çmenduria jonë zhvishte trupat
Me duart e ëmbla të ndjenjës….
Ecnim pa prekur tokën
Qielli na mbulonte me pelerinën e lumturisë
Dreqi e morì…..
Kishim harruar provokimet joshëse të henës
Dhe ramë në humnerë të epsheve
U bëmë fajtorë
Egzistenca jonë e vetme
U nda në dysh…..