Çaste poetike me poeten:Oriana TOPI
Bota i takon syve dhe dashurisë
————————————–
Sytë janë të aftë të shohin
por nuk janë mjaftueshèm për të parë.
Dhembjen sa është e rëndë
Duhet parë me mendje
dhe jo me sy,
Kur bota bënë këngën e dhembjes me
Melodin e harrimit në gjithësi
Madje dikush tha që èshtë më mirë tè shohèsh
vetem me zemer:
Duke ia shtuar edhe dashurin e shpirtit
Të vështrosh është e lehtë, të shohèsh është art!
Arti shpesh zemrës i jep vulën e madheshtisë.
Bota i takon syve dhe dashurisë.