Çaste poetike me poeten;Xhemi Nokshiqi Muzai

0

METEOR DRITE

———————————————

Pas një psherëtime me plagën si thikë

Rënde më rrëmbyen rrokullimat në shpirt

U trazua zemra siç trazon valët një det

Dhimbja për babin tim kurrë ska për tu tretë

Litarët e zemrës u mbështollën me dëshpërim

Stuhia më shpuri gërxheve e detrave me ulërimë

shpirti yt la pas trupin fluturove lart në atmosferë

Zemra më kulloj gjak si një lis me degë prerë

Si loton shiu loti i verbër në sy ska të ndalë

Behet ujëvara alpesh e vërshon anembanë

Në gjakun tim *Mbetesh hero i gjallë

Me vjen me yjet e natës shpirti yt qelibar

Lehtë nga qielli hëna fshihet e ti do dalësh përsëri

Me anije do lundrosh qiellit ,me yjet në kaltërsi

Ishe meteorë drite i tillë do të ngelësh ti gjithmonë

E Shpirti rreze dielli përherë do të lëshojë

Porosi të dërgova të më vish në të miat ëndrra

Të më përqafosh me mall me fjalët e tua të ëmbla

Do ti gdhendim kujtimet tua me malle e dashuri prehu në rreze hënzash i lirë në qetësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *