Çaste poetike me poeten;Brixhilda Dede

0

KUR SYRI I QIELLIT NDRICON

——————————————————-

Te lutem qëndro me mua sonte,

Zambakët e ujit, prej yjesh vezullues, janë ndriçuar

Dhe duket se bisedojnë me nje mori galatikesh

Mes syrit blu te melankoluar

***

Sot, flasin dhe pemët,

Qe hijen mbi te drunjtën ure kane lëshuar

Kësaj mbrehje ku bustekuqi fshihej,

Ashtu si trëndafili mbi det valëzuar

***

Ky qiell,

renduar qepallash,

një Gorgone mbi batice ledhaton,

Si zbardh kjo dite, ky agim,..

Orët, sekonde shojn’

***

Dy fjale pëshpërime ne buze,

Zëmrën ajrit pulsuar

Largësia,..

s’ eshte ndarje, the;-

Si miliarda kilometra rreze dielli,

Shpirtin pështjelluar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *