Kuvendi ratifikon disa marrëveshje ndërkombëtare, përfshirë atë për financim shtesë të COVID-19
Me 81 vota pro dhe asnjë kundër, Kuvendi i Kosovës të hënën ka ratifikuar marrëveshjen e bashkëfinancimit për Projektin “Programi mbështetës për ujësjellës dhe kanalizim në zonat rurale faza (dalëse) VI’, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës.Me një votë më shumë, është ratifikuar edhe marrëveshja e Financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për COVID-19 – Financim shtesë”, ndërmjet të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.Po ashtu, Kuvendi ka miratuar me 70 vota për, ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-057 për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve