Çaste poetike me poeten ;Valbona R.Hadri
Mērgimtari
————————-
Kam qarë sa vet jeta ime.
Jam fshehur skutave,duke rënkuar me dhembje malli në kërkim të dashurisë sate,
sa andej e këtej .
Kam kërkuar oborrin e shtëpisë,
për ta shijuar një pikë rreze dielli në kujtim të fëmijërisë.
Më kanë munguar, ato rrugica, që tashmë kanê ndryshuar…
E ato pamje ku unë mbahesha fortë për dorën tënde, duke e ngritur shpeshherë shikimin
nē kërkim të pranisë sate.
Kam prekur vijëzat e fytyrës,
ku lotët lanë gjurmë e tyre.
Herë -herë shpalosja faqet e historisë për të ngarendur nē gjetjen e pamjeve mahnitëse të vendlindjes, që të marrë pak frymë lirshëm.
Me lot kam shuar mallin për zërin tënd, që më zgjonte me mëngjeset e pranverës beharore dhe qëndrimin tim rrëzë mali në soditjen e fluturimit për të të bukuren shqiponjë.
Kam kërkuar të përmbushen me ty,duke e zhveshur natën e zhytur terrinë,ku lypsari i strukur lutet për zbardhjen e ditës së re.
Kam dashur qē familja ime
të jetoj dhe qëndroj në atdheun tim!
E çka s’kam kërkuar por jo të më thërrasin Mërgimtar në vendin tim.
05.10.2021
Valbona.R.Hadri