Ndryshojnë temperaturat, nga sot më ftohtë e me reshje shiu

0
auto_Moti-me-Shi-Shesh-Prishtine-10-12-2018-ab_11544466684-696x480
  • Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se sot dhe nesër në vend do të ketë reshje shiu.Të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesish i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu, derisa të enjten vranësirat do të jenë më aktive gjë që edhe reshjet e shiut parashihen më intensive.Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe mesatarisht e fortë.“Të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesish i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.Të enjten vranësirat do të jenë më aktive gjë që edhe reshjet e shiut parashihen më intensive. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe mesatarisht e forte”, thuhet në njoftimin e IHMK’së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *