Totaj prezanton projektin e transformimit të Parkut të Qytetit të Prizrenit
Kandidati i PDK-së për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj sot ka prezantuar projektin e transformimit të Parkut të Qytetit, ku parashihen hapësira transformimi të gjelbëruara dhe parking me 711 vende parkimi te stadiumi ndihmës.Totaj ka thënë se Prizreni do të transformohet brenda katër viteve, ku ndryshim rrënjësor do të pësojë Parku i Qytetit.“Prizreni do të transformohet gjatë katër viteve të ardhshme. Projekti i parë i ndryshimit në pamje reale janë mushkëritë e Prizrenit siç është Parku i Qytetit i cili krahas ndryshimit rrënjësor që do ta pësoj, do të ndërtohet edhe parkingu nëntokësor tek stadiumi ndihmëse për 711 vetura. Kjo zonë do të shërbej si pika e parë e stacionit për mijëra turist që vijnë në Prizren”, tha Totaj.Ai gjithashtu premtoi se do të ketë hapësira gjelbëruese më shumë, si dhe shtigje të reja për këmbësorë e çiklista.“57,000 metra katrorë do të transformohen në hapësira më shumë gjelbrimi, argëtimi për të rinjtë dhe pushimi për më të moshuarit. Shtigje të reja për këmbësorë dhe çiklista si dhe rregullimi i shtratit të Lumbardhit përreth parkut.”