Çaste poetike me poeten;Nexha REÇICA

0

LUTJET PËR DASHURI

____________________________

Në vendin e hirit të flijimit

Rridhnin lutjet posi lum,

Klithje,shpresa e ofshama

Shprishin dallgët e pafund!

Shtruan vargjet në thellësi

Shtyerje,thyerje të mos ketë,

E çiltër me thjeshtësi

Të qëndrojë mbi vetull!

Në kështjellë le të bekohet

Dashuri e çiltër le të përjetësohet,

Kur përulet,lule le të mbjellë

E kur ngritet valle le të hedh!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *