Çaste poetike me poeten:Linda Mancellari
JO GJITHMONE DRITA MJAFTON
———————————————–
Të është bërë zakon
të më zhvatësh gjatë natës
ti hajdut i mishit…
Atëhere kur trupin le
për të eksploruar
materjen e errët
Jo gjithmonë drita mjafton…!
Më merr sytë e shikon të paparat
Më merr buzët e bëhesh ujnaje
Më merr zemrën e ndihesh gjallë
Të ështe bërë zakon
të strukesh brenda meje
ti përpunues i shpirtit
Puna ka rënë e qiratë e shtëpive janë rritur…