Islam Ukimeri;Oferta jonë politike vlerësohet gjithandej
Bashkë me Kryetarin në ardhje të Komunës së Prizrenit z. Shaqir Totaj, me Shefin e Shtabit Zgjedhor z. Kujtim Gashi, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të degës z. Visar Islamaj, takuam banorët e fshatrave të Velezhës dhe Shpenadisë.
Zhgënjimi i banorëve të këtij regjioni për qeverisjen në ikje është tejet i madh. Qeverisja aktuale e udhëhequr nga VV dhe Kryetari Mytaher Haskuka, nuk ka investuar mjaftueshëm as në këtë lokalitet, për nevojat e qytetarëve. Ne shpalosëm para tyre, ofertën tonë politike, e cila vlerësohet gjithandej si alternativa e vetme, për daljen nga kjo katrahurë që e ka kapluar Prizrenin në këto 4 vite keqqeverisje. PDK, gjatë qeverisjes së saj, ka investuar shumë, edhe në këtë pjesë për rregullimin e fshatrave si në: infrastrukturë, ndriçim, kanalizim etj, ndërsa ne edhe pas rikthimit në pushtet pas 17 tetorit, do të investojmë akoma më shumë, në të gjitha lagjet dhe fshatrat pa dallim, në tërë territorin e Komunës së Prizrenit.