Antigona Bytyçi ishte e do të mbetet zëri më i fuqishëm në asamble për çështje arsimore

0

   Njëra nga  kandidat e   PDK-së në listën e kandidatit për kryetar koine   Shaqir Totaj është edhe Antigona Berisha Bytyçi .  Ajo garon me  numrin 3 në këtë  listë. Ajo ishte zëri më i fuqishëm në legjislaturën e kaluar si  kuvendare . kurse ajo  tregon pse duhet të  votohet e  të   qojë  përpara disa nga nevojat në arsim si’’ Ne do të jemi transparent duke ofruar mundësi të barabarta, ngritje të kapaciteteve njerëzore-profesionale në kuadër sistemit arsimor, do të bashkëpunojmë me të gjithë mekanizmat e institucionit shkollor, do të marrim për bazë meritokracinë në kuadër të llogaridhënies dhe arritjes së sukseseve me qëllimin e vetëm për të ngritur cilësinë në arsim.

Ngritja profesionale e personelit në përputhje me kurrikulat shkollore e deri te përgatitja e nxënësve për tregun e punës në mënyrë që ndryshimet të jenë të pranueshme dhe lehtë për tu zbatuar.

Rritja e sigurisë në shkolla është nevojë imediate dhe këtë do ta bëjmë.

Do të sigurojmë infrastrukturë shkollore aty ku ende mbetet me mungesë të theksuara të pajisjeve shkollore. Kabinete profesionale që plotësojnë standartet e nevojshme për qëndrim dhe punë normale të nxënësve në procesin mësimor. Pajisje me orendi shkollore didaktike për ta lehtësuar cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies.’’ Prandaj ajo kërkon  edhe një mandat ë  të jete zëri juaj në  asamble/ qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *