Në ora 07:00 nis heshtja zgjedhore

0

Për një muaj qytetarët e Kosovës kanë dëgjuar kandidatët për kryetar të komunave dhe ata për asamble komunale të shpalosin programet e tyre për katër vitet e ardhshme.Ata kanë dëgjuar mijëra premtime, nga më të ndryshmet.Por, me fillim në orën shtatë të mëngjesit të ditës së sotme, nis heshtja zgjedhore e cila do të zgjatë 24 orë, deri në orën shtatë në mëngjes të së dielës, kur fillon votimi për Zgjedhjet Lokale për Kryetar Komunash e ato për Kuvende Komuale.Kjo nënkupton se propaganda, agjitimi partiak, ryshfeti i votuesve, fushata dhe shkelje janë rreptësishtë të ndaluara dhe të dënueshme.Gjithashtu gjatë heshtjes zgjedhore informohet për zgjedhjet dhe rrjedhën e votimeve, por ndërpriten të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediatike.Të dashur lexues, nëse gjatë kohës së heshtjes vëreni se dikush po e thyen heshtjen dhe po bën propagandë lirisht mund të na shkruan në emailin info@reporteri.net ose në faqen tonë në Facebook në mënyrë që të denoncohen të gjithë ata shkelin rregullat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *