Çaste poetike me penën brilante te ;Nexha Reçica
E SI NUK E SHEH
————————
Jam e kthyer nga ti
Kur gjethet fëshfërijnë,
Era më bie fytyrës
E syri yt fshihet pas saj
Kur shiu mua
Më lag pandarë!
E si nuk i sheh
Mbrëmjet e vona
Të varura në mua,
Nxijnë flokun tim
Ata zogj që ikin
Nëpër shi
Shtegtimit
REBELI IM
———————–
Dashurinë ma çmo
Se e kam të shenjtë!
E kam gëzim
E kam hidhërim
E kam vuajtje,
E kam vetmi!
E kam gjithçka
Përveç jodashuri!
N.Reçica libri ,,Dashuri e Pashkruar”.