Numërohen të gjitha votat në Han të Elezit, PDK e rrëzon Rufki Sumën nga pushteti
Në komunën e Hanit të Elezit janë numëruar 100% të votave.Sipas të dhënave të KQZ-së, Hani i Elezit është komuna e dytë ku ka përfunduar procesi i numërimit.Pas tre mandateve si kryetar, kandidati i pavarur, Rufki Suma, është rrëzuar nga pushteti nga Partia Demokratike e Kosovës, shkruan Reporteri.net.Kandidati i kësaj të fundit Mehmet Ballazhi ka fituar qysh në raundin e parë, pasi ka fituar 50.98% të votave, duke lënë të dytin Rufki Sumën me 42.47%.I treti në këtë komunë është renditur Sherif Berisha i VV-së me 6.54%