Çaste poetike me poeten ;Rudina Muharremi BEJA-

0

VENDI IM

-Ishmit-

Shkova larg teje vendi im i hyjtë

një copëz zemër, ende me Ty rreh

Ti madhështor shfaqesh përballë detit

udhëve e kalave historinë e fsheh…!

Ti vend i begatë erërash përkëdhelur

Ti djep që përkunde ëndrra pa fund

buzë detit me valën sa hapa kam hedhur

parfumin ta ndjej që më ndjek gjithkund.

Bujtin në Ty zbrazdësi e psherëtima

fytyra të vuajtura lodhur pagjumësive

trumbetojnë mburrjet, ankthi lemeria

mpihet buza nënës, në gji thinjet fëmija…!

Mbi kurmin tënd shkëlqen historia

shi meteorësh e lumenj të përshkojnë

emrin të pa cënuar ta ruajtën kalatë

e kodrat në ethe që dhimbjesh drithërojnë.

O tokë e shkelur, e vjelur, e vjedhur

O etër, o gjyshër që përkëdhelët flokët e mi

O qiell që ylberë sërish di të dhurosh

Bëmëni një vënd në Tuajin gji!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *