Reçica flet për koalicionet e mundshme të PDK-së: 14 shkurti ka qenë një aksident politik

0

                               Kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës që kanë mbetur në balotazh nëpër komuna, do të bëjnë koalicione me partner që ata i konsiderojnë më të afërt. Kështu tha deputeti i PDK-së, Elmi Reçica. “Unë mund të them që secili kandidat i PDK që është në balotazh do të kërkojmë të gjejnë aleanca dhe aleat dhe në kundër të saj sigurisht që më të përafërt do të jenë ata aleat që janë pjesë e këtyre proceseve janë në nivelin lokal e që në të ardhmen mund të jenë edhe në nivelin qendror. Sa i përket Prishtinës është një fazë ku do të diskutohet dhe mendoj që qytetarët e Prishtinës do të përcaktohen për atë kandidat që është i pavarur dhe për atë kandidat i cili do të punojë në interes të qytetarëve të Prishtinës. Këto do të diskutohen dhe sigurisht do të merren vendime për këtë çështje”.Tutje, ai tha se qytetari ka vendosur me 17 tetor për kandidatët më të mirë të cilët mund t’i zgjidhin problemet e tyre jetike. “Kosova tashmë po bëhet shembull për vendet jo vetëm vendet e rajonit por edhe më gjerë se si duhet votuar. Me 17 tetor qytetarët kanë votuar masivisht për kandidatët më të mirë dhe për ata të cilëve ju kanë besuar se do t’i zgjidhin problemet e tyre që janë jetike. Në këtë rast PDK qysh në raundin e parë ka fituar në 4 komuna dhe ka prezantuar suksesshëm vizionin e saj”.Ndërsa, sa i përket Lëvizjes Vetëvendosje, ai tha se 14 shkurti ka qenë një aksident politik.“Qytetarët e kanë parë se 14 shkurti ka qenë një aksident politik dhe po shihet që qytetarët tanë kanë filluar të reflektojnë ndërsa ata që nuk e kanë pritur që do të votohen në këtë rast zotëri Kurti e kanë parë që beteja politike nuk bëhet vetëm për një derë por ajo është në vazhdimësi”.Sipas tij, organet që janë marrë me vëzhgimin e zgjedhjeve kanë vlerësuar se kanë qenë zgjedhjet më të drejta deri tash që ka ndodhur në Kosovë.“Organet që janë marrë me zgjedhje komisioni qendror i zgjedhjeve e kanë vlerësuar se kanë qenë zgjedhjet më të drejta deri tash që ka ndodhur në Kosovë. Dhe realisht humbja politike gjithmonë nënkupton që duhet të kërkohet një rrugëdalje. Në këtë është e padrejtë meqë të gjitha organizata e kanë lëshuar një proces të suksesshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *