Asnjë rast vdekje nga coronavirus sot në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë konfirmuar 16 raste pozitive me COVID-19, ndërkohë që nuk është raportuar për asnjë të vdekur. MSH-ja njofton edhe për 33 të shëruar në 24 orët e fundit. Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë administruar 7348 vaksina. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit, në Kosovë janë administruar 1,532,585 vaksina ndërkaq me dozë të dytë janë vaksinuar 697,729 persona.