E diela poetike me penën brilante të ;Gëzim Ajgeraj
Vjeshtë e thatë
———————–
Asnjë pemë e fjalës s’pikoi as vjeshta
thatësi mbi qiellin e artit e t’vargut
asnjë himn vargu s’u këndua buz lumbardhi
koha shterp mbi qiellin e fjalës vërboi
muzat e mendimit në gjum i kishin rënë
aty këtu ndonjë jehonë fjale dëgjohej nga humbella
seq kish zënë inatë vjeshta e fjalës me fushata
grykësit e etjeve atje tek sheshi i bajraqeve
frymën po ia zinin me premtime të kota
me kthimet tona shpresën e mbytëm pritjeve
për pak mehlem nga ndonjë pemë fjale
dhe pak mbëltim nga pema e atdheut
të ia shuanim mallin mendimit me pak bukuri arti
asgjë e bukur s’pikoi nga pema e vjeshtës buzë lumbardhi
pos kazanit të premtimeve që na e mbushën të përzgjedhurit
medet ç’trishtim më zuri tek shadërvani
kur pashë pemën e thatë të fjalës në varg
që ia kishte zënë rrezen e diellit politiko-llapia…!
Prizren, tetor, 2021