E diela poetike me poetin ;Sabit Rrustemi

0

NË EMËR TË DASHURISË QË NUK SHTERRË

( Motrës sime, Ylberes, në shenjë kujtimi )

————————————————–

Trupin tënd e fshehëm

thellësive të nëndheshme të kësaj toke

po shpirti yt fluuturoi lartë

qiejve të paarritshëm

për t’i dritësuar sytë tanë

Në çdo zgjim tonin

kujtimet e pazbehura trokasin

e s’na lënë asnjë çast pa ty

Lotët i fshehim ende

fundeve të detërave

që t’mos njelmësohet

jeta jote e përtejme

Lulet që i mbolle e çelën

brenda vetes

nëpër dhomëza shpirti

i ruajmë prej brymës e ngricave

stinës që vjen me ters

Çdo Ditë Feste pa Ty

me ngjyrat e emrit tënd

e veshim

Urata më e përzemërt përditë bëhemi

në emër të dashurisë që nuk shterrë

si e pasosshmja botë tek prehesh

e na pret e qetë një ditë

…. se asaj udhe s’kemi se si i shmangemi

as ne

( 14 tetor 2013 – 14 tetor 2021)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *