E diela poetike me poetin;Skënder Berisha

0

MIXHA

* Shokut e luftëtarit tonë,Hysen Destani

————————————————

Një fjalë paralajmërim

Paralajmërim krisme pushke

Pastaj kurrë s’u ule

Kurrë nuk u përkule

Ece ece e ece

Midis Scilës e Haridbës

Ti biri i fjalës dhe i besës

Dhe të deshëm plak e i ri

Edhe nëpër Pshtrik

Edhe në Anadrini

Pasha ty

Edhe kur krisi

Të kishim ty

Edhe kur binim në pusi

Të thërrisnim ty

Një hap e bënim be në ty

Ti gati për fli

Fli për Liri

Ti Mixha

Gjithmonë i ri 21 tetor 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *