Plagosje në Prishtinë, një person qëllohet me armë zjarri
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri sonte, rreth orës 22:00, në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë.Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili bëri të ditur si i dyshuari gjendet në arrati.“Rreth orës 22:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Informatat e para flasin se një person ka mbetur i lënduar nga kjo ngjarje përderisa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes”, tha Borovci.