Totaj paralajmëron koalicione për balotazh në Prizren

0

Gara për kryetar të Prizrenit, konsiderohet si ndër garat më të rëndësishme në zgjedhjet komunale në Kosovës. Edhe pse më 17 tetor, Mytaher Haskuka i VV-së e Shaqir Totaj i PDK-së kanë dalë më të votuarit, ata do të përballen sërish ndërmjet vete edhe më 14 nëntor. Gjithçka që dihet deri më tani është se zyrtarisht as Totaj e as Haksuka nuk kanë lidhur ndonjë marrëveshje me subjektet politike që nuk janë në garë në kryeqytetin historik të Kosovës.Shaqir Totaj ka thënë për Gazeta Blic se ka disa lëvizje të vogla drejt arritjes së ndonjë marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhëmrinë e Kosovës, Nismasocialdemokrate apo edhe komunitetet që jetojnë në Prizren, e që këto të fundit shpesh herë kanë vendosur se kush mund të jetë kryetar i ardhshëm i Prizrenit.” Jemi në bisedime … s`ka asgjë konkrete por gjatë fundit të javës ose fillim i javës së ardhshme mund të ketë konkretizime… “, ka thënë Totaj pa precizuar se me kë potencialisht mund të bie në ujdi .Sipas tij, me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka pasur një bisedë, e për të cilën ka dhënë detaje.“Me LDK kam folur vetëm përmes telefonit. Me të tjerët ka takime, kemi pirë kafe, por që për detaje duhet të prisni edhe pak”, ka thënë kandidati i PDK për kryetar të komunës së Prizrenit.

Këto janë votat e secili kandidat që kanë marrë në zgjedhjet e 17 tetorit.
MYTAHER HASKUKA 144.LVV
23.504
40,43%SHAQIR TOTAJ 177.PDK
18.078
31,10%ANTON QUNI 160.LDK
8.705
14,98%ZAFIR BERISHA 119.NISMA
3.328
5,73%LULZIM KABASHI 121.AAK
2.152

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *