Këshilli Prokurorial përsëri kërkon distancimin e Qeverisë nga deklaratat e zv-ministrit të Drejtësisë
Vetë prokurororët janë të përfshirë në veprime kriminle”, deklratë e dhënë nga zëvendësministri i Drejtëisisë, Blerim Sallahu, ka bërë që Këshilli Prokurorial i Kosovës të kërkoijë nga qeveria të distancohet nga pretendimet e zv-ministrit.Në anë të një komunikate për media, Këshilli Prokurorial, thuhet se “deklaratat e tilla e pamundësojnë bashkëpunimin e tyre Ministrinë e Shëndetësisë.“Përkundër bashkëpunimit të deritashëm reciprok në procese të ndryshme me Ministrinë e Drejtësisë, siç janë: rishikimi funksional, procesi i vetingut në sistemin e drejtësisë dhe shprehjes së vullnetit të mirë të sistemit prokurorial për ta forcuar bashkëpunimin në avancim të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, deklaratat e fundit, të bëra nga Zëvendësministri i Drejtësisë, i cili i ka quajtur prokurorët të involvuar në veprimtari kriminale, e bëjnë të pamundur bashkëpunimin ndërinstitucional”, thuhet në komunikatën e Këshillit Prokurorial.“Andaj, në takimin e sotëm të Grupit punues për ndryshime ligjore të Ministrisë së Drejtësisë, përfaqësuesit e sistemit prokurorial kanë kërkuar nga pushteti ekzekutiv, respektivisht nga Ministria e Drejtësisë që të distancohet nga deklaratat e zëvendësministrit, distancim ky, që do t’i hapte rrugë bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë institucional”.“Këshilli Prokurorial e ka bërë të ditur qëndrimin e vet para grupit punues të Ministrisë së Drejtësisë, duke i quajtur deklaratat e Sallahut si gjuhë të papranueshme, të paprecedentë dhe linçuese”.