Çaste poetike me penën e poetit;Çerkin Bytyçi
S‘MBETA BEBE GJITHNJË
————————————-
Ditëlindjes iu gëzova shuuumë
por, jo për lodra e çokolata,
shpejt do t’mësoj të shkruaj e lexoj –
dhe, ky vit mi sjell këto dhurata.
Por, s‘ishte dhuratë fare e mirë
pyetja sa vite i mbusha,
unë jam një vit më i moshuar se vjet –
e këtë e dijnë edhe mali e fusha.
Edhe tezja më tha për çudi:
– Sa vite i bëre o Plum, o Lepul?
– S‘më shihni? Tashmë jamë i madh –
s’dua t’më thirrni me emër tjetër.
Të gjithë më shohin sa jam rritur
dhe më pyesin një nga një,
harrojnë se do shkoj në shkollë – e s‘mbeta, siç duan, bebe gjithnjë