Kurti mbledh sot ministrat, këto janë pikat e rendit të ditës

0

Qeveria e Kosovës pritet të mblidhet sot me fillim nga ora 10:00, ku do të ketë në rend dite 19 pika.Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet Projektligji për Tokën Ndërtimore, draftin e Koncept-Dokumentit për Vlerësimin Strategjik Mjedisor.Kabineti qeveritar pritet të shqyrtojë edhe propozim-vendimin për anulimin e vendimit përfundimtar 10/15 të datës 17 dhjetor 2018 për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë – Pejë, Segmenti Kijevë – Klinë – Zahaq (MFPT).Në këtë mbledhje, ministrat do të votojnë për aprovimin e pagesës shtesë për përfituesit e skemës pensionale për muajin nëntor 2021.Pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj shtatë individëve të lidhur me Hezbollah dhe Kompaninë AlDar Properties.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *