Çaste poetike me poeten;Nurie BADUNI

0

AJO SOFËR

­­­­­­­­­­­­­­­­­­—————-

Një tavolinë na mblodhi sot, plot luks,

Shërbimi me dorë në zemër, na la befasuar,

Mes shoqesh shtruar rrodhën bisedat,

Por sytë e mi, diku mbetën gozhduar.

Të shkuarën ma solli fare pranë.

Më “goditi” një sofër, e varur në mur,

Gjyshja gjithë gaz “uluni” na thirri,

Mes sofrës, një zemër të coptuar pamë.

Barishte të njoma rrethonin atë zemër,

Mes copëzave rrinin si ushtarë në kufi,

Kjo skenë plot dhimbje, e pa emër,

Na ngopi me skamjen servirur me dashuri.

Dhe hëngra mes luksit ushqim pa shije,

Ato copëza zemre nuk i pashë aty,

Më mungoi gazi i gjyshes kur na mblidhte,

Në tryesën pranë asaj sofre, nuk ishin vëllezërit e mi. N. Baduni 24.10.2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *