Këta 8 emra pritet të jenë ambasadorët e rinj të Kosovës
Në maj të këtij viti, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla mori vendim për shkarkimin e 13 ambasadorëve të emëruar politik në disa vende të rëndësishme të botës. Por, ende zyrtarisht nga kjo ministri nuk janë caktuar ambasadorët e ri.Gazeta Online Reporteri.net nga burime të veta në Ministrinë e Punëve të jashtme merr vesh se këta janë personat që janë propozuar për ambasador në këto vende dhe pritet konfirmimi nga vendet përkatëse.Procesi i intervistimit ka përfunduar për 6 ambasadorë të propozuar me çelës politik.I propozuar për ambasador në Mbretërinë e Holandës është Dren Doli.Ndërsa në Paris të Francës për ambasador është propozuar Mehdi Halimi.Ambasador i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe është propozuar Xhabit Hamiti.Martin Berishaj është propozuar ambasador për në Kroaci. Mehdi Halimi është propozuar ambasador në Francë. I propozuar është edhe Faruk Ajeti për në Gjermani. Në Bruksel për ambasador është propozuar ish-kryeredaktori i “Koha Ditore”, Agron Bajrami. Ndërsa Ilir Kapiti është propozuar për ambasador në Mbretëri të Bashkuar. Kapiti është momentalisht zëvendësministër në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.Reporteri.net merr vesh se tashmë të propozuarit kanë filluar disa trajnime n♪7 Akademinë Diplomatike të Kosovës