Gashi: Grenelli na kishte dhënë shtatë ditë kohë për ta rrëzuar Kurtin

0

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, është kthyer mbrapa në kohë për të treguar se emisari i atëhershëm amerikan për dialogun, Richard Grenell, “iu kishte dhënë shtatë ditë kohë për ta rrëzuar Qeverinë Kurti”, vitin e kaluar.Në një intervistë në “Kanal 10”, të hënën – Gash I tregoi se kshin arritur të siguronin edhe tri ditë kohë për ta çuar në vend kërkesën e administratës amerikane.“Ne kemi pasur në mënyrë të saktë dhe të qartë të shkruar se kemi 7 ditë për të rrëzuar qeverinë. Dhe cdo ditë ka ardhur mesazh, 7, 6 , 5 nuk ka asgjë të re dhe mezi i kemi nxjerrë”, ka treguar Gashi.

Albin Kurti, Isa Mustafa dhe Agim VeliuAlbin Kurti, gjatë kohës sa kishte qenë kryeministër në koalicion me LDK-në, ka pasur divergjenca të thella me Grenellin.Këto divergjenca tejkalonin edhe gjuhën diplomatike ndërmjet tyre.Për këtë, LDK që atëherë drejtohej nga Isa Mustata akuzonte partnerin e koaliconit që “është duke i prishur raportet me SHBA-të”.Më pas, në mars – Kurti e kishte shkarkuar ministrin e atëhershëm të Punëve të Brendshme, Agm Veliun.Por, pas kësaj Kurti “nuk i kishte shpëtuar shkarkimit”.Kishte rezultuar krijimi i Qeverisë Hoti – e cila u rrëzua në dhjetor të vitit 2020.Më 14 shkurt 2022, Lëvizja Vetëvendosje mori shumicën e votave për ta formuar qeverinë vetëm me minoritetet. /Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *