Qeveria gjermane do të mbështesë projektin “Solar 4 Kosova”

0

Në takimin e kryeministrit Albin Kurti bashkë Volker Oel, udhëheqës i drejtoratit të Ministrisë Federale gjermane për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik (BMZ), u bisedua për rëndësinë e impiantit të parë për trajtimin e ujërave të ndotura urbane, i inauguruar sot në Prizren.Në njoftimin e Zyrë së Kryeministrit thuhet se në këtë takim u tha se ky projekt i mbështetur nga shteti gjerman, Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prizrenit, do të lehtësojë sfidat në rritje e sipër, që lidhen me mungesën e ujit në vend.Kurti theksoi se krahas stabilitetit institucional, Kosova ka një rritje ekonomike të paprecedentë.Oel shprehu mbështetje për qasjen e Qeverisë kundër korrupsionit dhe luftimit të krimit të organizuar, por edhe politikat për të ofruar perspektivë për të rinjtë e Kosovës.Tema të tjera të cilat u biseduan në këtë takim janë ajo për Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren, për potencialin e migrimit qarkor për të sjellë njerëz dhe mundësi të mëdha për zhvillimin e Kosovës si dhe për tranzicionin energjetik, përfaqësuesit e qeverisë gjermane konfirmuan mbështetjen për projektin “Solar 4 Kosova”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *